Brahim Diaz bëhet pistë gjithmonë e më e nxehtë në orbiten Milan.
Kuqezinjtë janë të bindur nga të mirat e operacionit dhe shpresojnë të përsërisin fatin e fituar me ardhjen e Theo Hernandez.
Drejtuesit po studiojnë formulen ideale që mund të bindë Real Madridin të lërë të ikë lojtarin.
Real Madridi e ka marrë Brahimi-n veren e kaluar nga Manchester City për 17 milionë euro dhe nuk duan ta japin me titull definitiv, ndërsa duken të prirur të pranojnë një huazim.
Sipas asaj që raporton e përditshmja spanjolle Marca, zgjidhja që mund të çojë lojtarin në Milanello mund të jetë ajo e një huazimi dyvjeçar.
Konkurrenca për Brahimi është e madhe, por Milani ka besim.