Milan-Bologna të hënën, rivali kuqezi “kërcënon” me fitore!

Hera e fundit e Bolognas në “San Siro” ndaj Milanit ishte një shpërfytyrim dhe humbje 5-1! Aq sa Sinisa Mihajlovic u paraqit i revoltuar edhe me klubin…

Roberto Soriano, mesfushori kuqeblu, foli për aventurën e tij dhe sidomos përshtypjet për sfidën hapëse ndaj kuqezinjve po në “San Siro”, ku kthehen pas disa kohësh…

“Pësuam një humbje të thellë herën e fundit, por tani na pret një ndeshje edhe më e vështirë në fushën e Milanit! Por do të shkojmë atje për të luajtur për fitore, sidomos sepse do të jetë pa tifozë dhe pa shumë presion”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu