Milan-Bodo Glimt, tjetër vendim drastik nga Milani në listën e të grumbulluarve?

Milani rikthehet sonte në fushë për ndeshjen e tretë të sezonit dhe të dytën në Europa League. Në turin e tretë kualifikues, kuqezinjtë përballen me kryesuesen e kampionatit norvegjez, Bodo Glimt, në “San Siro”, ora 20:30.

Pasi eliminoi Shamrock Rovers në Irlandë, “Djalli” kërkon të avancojë në fazën playoff, e fundit përpara grupeve. Trajneri Stefano Pioli ende nuk e ka publikuar listën e të grumbulluarve që do të jetë e reduktuar dhe pritet të mos gjejë sërish Lucas Paqueta.

Pasi u përjashtua nga sfida me Shamrock për zgjedhje teknik, pasi është në merkato, braziliani rrezikon që sonte mos të shkojë as në tribunë për sfidën ndaj Bodo Glimt.

Qëndrimi i tij te Milani ka arritur në fund dhe klubi ia ka bërë të qartë se do të largohet dhe pritet vetëm oferta e duhur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu