Maldini ka fituar përvojën e duhur, edhe pse me vetëm 1 vit, se si ndiqen operacionet e merkatos dhe nuk nxitohet. Ndoshta ka mësuar nga Galliani dikur, ose ndoshta thjesht si futbollist që ishte i matur, kështu po bëhet edhe si drejtues.
Objektivi Aurier nuk ka perënduar dhe kjo tashmë bëhet me dije edhe nga “Sky”, që lajmëron se Maldini pret momentin e fundit të merkatos, kur “Spurs” mund të detyrohen ta japin edhe në huazim nëse nuk do ta shesin dot tani, pasi me blerjen e Doherty tashmë nuk ka më hapësira për afrikanin!