Milan-Atletico, një tjetër njollë për turkun Cakir, bëri sikur nuk e pa!

Kanë mbetur pak fjalë për të thënë në lidhje me gjykimin e keq të parë dje në fushën e San Siro-s. Një ndeshje e vendosur nga turku Cakir dhe Var, antagonistë absolutë që e devijuan lojën drejt fitores së Atletico Madrid.

Së pari me një të verdhë të dyshimtë – absolutisht – për Franck Kessie, dhe më pas me një penallti fantazmë të dhënë për Atletico në minutën e 97-të.

Të dy episodet u rishikuan gjerësisht nga TV, gazetat dhe media në përgjithësi, dhe të gjithë ranë dakord për padrejtësinë e gjyqtarëve të caktuar për ndeshjen e rëndësishme.

Tani pak ka për të thënë, Milani humbi në një mënyrë të pamerituar. Por absolutisht ia vlen të nënvizohet se sa është përkulur arbitrimi drejt njëres prej dy formacioneve në fushë, dhe sigurisht jo nga ana e kuqezinjve.

Ekziston një episod me lëvizje të ngadaltë që është absolutisht dëshmi e kësaj.

Në të verdhën e dyfishtë që iu dha Kessie, për një shkelje ndaj Llorente, Cakir nuk humbet kohë në nxjerrjen e kartonit të kuq dhe dërgimin e mesfushorit nga Bregu i Fildishte në dhomat e zhveshjes.

Vërtet dënim i tepërt! Gabimi ishte atje, natyrisht, por nuk duhej sanksionuar me kartonin e verdhë dhe për këtë arsye me përjashtimin për një karton të verdhë të dyfishtë, pasi ishte vetem minuta e 28 e ndeshjes…

Gjëja absurde është se, gjatë pjesës së dytë, Rodrigo De Paul kryen një faull fotokopje ndaj Sandro Tonali, duke i shkelur kemben dhe mendoni çfarë ben gjyqtari Cakir? Jo vetëm që nuk nxorri kartonin e verdhë për argjentinasin, por as nuk fishkëlleu për një faull.

Një gjykim totalisht amator! Natyrisht, qershia mbi tortë ishte penalltia, me VAR që nuk ishte në gjendje të vlerësonte prekjen e dorës së Lemar para prekjes së Kalulu.

Është e vërtetë që ndeshjet përbëhen nga episode, por nuk janë gjyqtarët ata që duhet ta drejtojnë lojën drejt një rezultati të caktuar!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu