Milan-Atletico Madrid, zgjedhjet e mundshme të Piolit! Ka dy balotazhe ende, kurse mbi mungesat…

Takimi në orën 15:30 për stervitjen e fundit të Milanit para ndeshjes kundër Atletico Madrid. Ekipi i Stefano Piolit – trajneri do të flasë në konferencë në mesditë – është i gatshëm të luajë ndeshjen e dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, pas sukseseve në Serie A me Venezian dhe Spezia.

Duhet një sukses për të besuar vërtet në kualifikimin në raundin e 16 -të. Një fitore do ta vendoste Milanin në kushte ideale para ndeshjes vendimtare të dyfishtë kundër Portos.

Për kete sfide, Stefano Pioli rimerr lojtarë të rëndësishëm nga skuadra e tij: pasi gjeti Olivier Giroud – në fushë për një pjese ndaj Spezias – dhe Davide Calabria, i cili luajti në çerekun e fundit të lojës, dje trajneri përqafoi përsëri Simon Kjaer. Sot mund të jetë radha e Alessandro Florenzi, por do të duhet të presim për të parë nëse do të jetë vërtet kështu.

Prandaj të vetmet mungesa duhet të jenë Messias, Bakayoko, Krunic dhe padyshim Zlatan Ibrahimovic. Suedezi shpresonte të ishte nesër mbrëma, por problemet me tendinën e tij të Akilit ende nuk e kanë cliruar plotësisht atë. Ka shumë të ngjarë që ai të kthehet përsëri në fushë pas pushimit.

Sa i përket formacionit, Pioli duhet të mbështetet në njerezit e tij më të mirë, me Mike Maignan në portë, prapa katër, nga e djathta në të majtë, me Calabria, Kjaer, Tomori dhe Theo Hernandez.

Në mesfushë, njëri nga Tonali, Bennacer dhe Kessie do të jetë në stol. Nuk përjashtohet që afrikani të jetë ende jashtë por seanca e fundit stërvitore sigurisht që do të sjellë qartësi.

Pak dyshime përpara, ku Leao dhe Brahim Diaz marrin përsëri vendet e tyre si titullare, në të majtë dhe në qendër. Në të djathtë do të jetë Alexis Saelemaekers. Përpara është gati stafeta midis Rebic dhe Giroud.

Milan (4-2-3-1): Maigian; Calabria, Kjaer, Tomori, Theo; Tonali, Kessie (Bennacer); Saelemaekers, Brahim Diaz, Leao; Rebic (Leao)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu