Milan-Atletico Madrid, topi preku dorën e Llorente dhe kaloi pa u vënë re: ishte një penallti? – VIDEO

Arbitrazhi skandaloz dhe padyshim i njëanshëm mbrëmë në San Siro midis Milanit dhe Atletico Madrid. Bilbili turk Cakir është sot mes “stuhise” polemike, nën akuzën për gabimet e rënda që e çuan lojën drejt një rezultati të padrejtë.

Dy te verdha – ekzagjerim – mbi Franck Kessie dhe një penallti e dhënë për spanjollet në minutën e 97 -të pasi VAR 3 minuta pa episodin brenda zone mes Kalulu dhe Lemar.

Polemika me vend, në realitet, siç u demonstrua nga TV, gazeta dhe media, qe nenvizuan se si penalltia nuk duhej dhënë. Ishte Lemar ai që preku topin me krah më herët se Kalulu.

Milani doli me kokën shumë lart, por ende me zero pikë në grupin e Ligës së Kampionëve.

Është vërtet skandaloze që, edhe sot, gabime të caktuara bëhen përmes përdorimit të VAR që shtrembërojnë në mënyrë vendimtare rezultatet e garave.

Dukej që mbrëmjen e djeshme, në San Siro, stafi i VAR pa atë që donte dhe mbylli sytë aty ku nuk shihej.

Madje, ekziston edhe një video e xhiruar në mediat sociale që tregon një hendboll të Marcos Llorente në zonën e penalltisë.

Duke e parë atë, duket një faull i qartë dhe për këtë arsye një penallti në favor të Milanit.

Megjithatë, askush nuk e vuri re dhe protestoi gjatë garës. Kush e di nëse VAR e ka kontrolluar episodin në fjalë…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu