Milan-Atletico Madrid, notat e Gazzetta dello Sport: Leao dhe Brahim magjepsin, Giroud dhe Kessie një fatkeqësi!

Milani u plaçkit mbrëmë në San Siro: ky është mendimi që shumica dërrmuese e tifozëve të futbollit kanë formuluar në orët e fundit. Një keqardhje e madhe që kuqezinjtë, në fund, humbën ndeshjen e dytë të Ligës së Kampionëve dhe për këtë arsye tani kanë akoma 0 pikë në grup…

Ndeshja u vendos në mënyrë të pashmangshme nga gjyqtarët, të gjithë shumë të dyshimtë, me një Cakir që dukej gjithmonë i gatshëm për të favorizuar njërën nga dy formacionet, dhe sigurisht jo ekipin italian!

Së pari e verdha e dyfishtë për Kessie, shumë e diskutueshme, pastaj penalltia fantazmë në minuten e 97.

Sot, pa dyshim, gazetat dhe mediat e kanë të vështirë të flasin për ndonjë gjë tjetër. Milani do ta kishte merituar fitoren, edhe me 10, edhe në mbrojtje.

30 minutat e para të ndeshjes ishin me gazin deri ne fund për djemte e Piolit, në barazi numerike. Falë një ekipi të ri dhe solid dhe një trajneri që tani e di se si të vendosë më së miri ekipin e tij në fushë.

Me një lojtar me pak, Milani u mbyll në zonën e tyre, edhe pse në kundërsulm ata ende mund të kishin vazhduar të dëmtonin Atleticon e Simeones. Asgjë për të thënë për shfaqjet individualë të atyre qe dolën në fushë, përveç dy-tre.

Le të zbulojmë notat e dhëna nga Gazzetta dello Sport për Rossonerët që dolën në fushë dje kundër Colchoneros…

Gazzetta, në edicionin e sotem, si zakonisht ka hartuar notat. Le të fillojmë me njeriun e ndeshjes, i cili sipas Gazzetta ishte Brahim Diaz. Talenti spanjoll mer një 7.5 të mirë, falë shfaqjes së tij të madhe të guximit dhe talentit të treguar në San Siro.

Brahim magjepsi me topin ne kembe. Gjithmonë gati për të kërcyer kundërshtarin dhe për të krijuar mundësi për shokët e tij të skuadrës. Nuk është rastësi që dy asistet më të spikatura erdhën prej tij: i pari për Rebic që humbi mundësinë e qartë të shënimit, dhe i dyti për golin e mrekullueshëm të Rafael Leao.

Dhe duke folur për portugezin, gjithashtu për të është 7.5 nota e merituar. Rafa po përmirësohet hap pas hapi, dhe talenti i tij tani është i dukshem, aq sa për ta parë të gjithë.

Ndeshja e tij ishte e shkëlqyeshme, një gol i jashtezakonshem dhe një goditje roveshate e ndaluar nga traversa që mund të kishte tronditur San Siro-n. Çfarë klasi!

Lojtari tjeter kuqezi me 7.5 ishte Fikayo Tomori. Anglezi mund të mbajë këdo, madje edhe një lojtar të forte dhe eksperience si Suarez. Uruguaiani u përpoq të prekte topin mbrëmë dhe Fik e futi ne kafaz. Performancë e vëmendshme nga të gjitha këndvështrimet!

6.5 për Maignan, Bennacer, Tonali dhe Calabria; të katër protagonistët e një gare shumë të kujdesshme dhe të ballafaquar në mënyrën më të zellshme. 6.5 edhe për trajnerin Pioli: ai përgatiti një ndeshje perfekte dhe e menaxhoi atë madje edhe ne veshtiresi. I vetmi gabim? Dërgimi i një Giroud statik në fushë: 4 per francezin, fantazme në pjesën e dytë. Theo Hernandez, Saelemakers dhe Ballo Touré, 6, kalojne klasen!

Romagnoli dhe Rebic te pamjaftueshëm: jo një ndeshje për t’u flakur, por i pari humbet nga shikimi Griezmann në barazimin e Atleticos, kurse i dyti humbet nje gol te bujshem.

Kush është më i keqi në fushë? Me të vërtetë pak dyshime. A është Franck Kessie, qe nuk duket i pershtatshem per kete Milan ne kete gjendje…

Përtej vlerësimeve të gjyqtarëve, nuk mund të lejojë të bëjë gabime të caktuara. La Gazzetta këshillon klubin që ta ketë këtë ndeshje në mendje kur bëhet fjalë për rinovimin…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu