Milan-Atletico: “Do jetë një ndeshje me intensitet maksimal, ndryshe nga të zakonshmet sepse…”

Duke folur në Sky Sport 24, Massimo Marianella, komentatori i njohur, foli për Milan-Atletico, një ndeshje e vlefshme për ditën e dytë të Ligës së Kampionëve e caktuar për nesër në orën 21.

Këto janë fjalët e tij mbi ndeshjen e madhe. “Unë mendoj se Milan-Atletico Madrid do të jetë një ndeeshje e bukur në një mënyrë të ndryshme nga ajo që Interi do të luajë në Kiev.

Ndeshja e Milanit do të jetë një ndeshje e mrekullueshme për lojtarët, për dy fanellat, për kampionët që do të jenë në fushë.

Por do të jetë një ndeshje me përmbajtje të ndryshme futbolli, pak më pak spektakolare por me një intensitet maksimal.

Do të ketë përballje mes dy trajnerëve të jashtëzakonshëm, me një ekip shumë fizik dhe shumë taktik si kampionët spanjollë dhe një ekip vazhdimisht në zhvillim si Milan i cili sipas mendimit tim, mbetet një nga favoritët në Serie A.

Çdo udhëkryq në grupin e Milanit do të jetë i një niveli të madh, por do të jenë gjithashtu ndeshje shumë të vështira “.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu