Milan-Arnault, heshtja domethënëse! Elliott pret ofertën e radhës, manjati francez…

Negociatat e Milan Arnault vazhdojnë, pa zgjuar bujë të madhe. Fillimisht, dhe deri vonë, flitej në një mënyrë të ekzagjeruar.

Indiferencat e shumta dhe lajmet pak a shumë zyrtare kishin dalë. Për disa kohë tani duket se heshtja ka mbuluar gjithcka.

Një heshtje shurdhuese, por njëkohësisht promovuese të risive të mundshme. Në fakt, negociatat nuk janë zbehur kurrë plotësisht. Në të vërtetë duket se po vazhdon gjithccka në fshehtësi të madhe.

Fondi Elliot nuk ka ndërmend të vazhdojë të mbajë klubin kuqezi edhe shumw vite. Lëvizjet e fundit nw merkato duket se shkojnë në këtë drejtim. Konfirmimi i Pioli mund të jetë një nga ato sinjale të cilat në fakt do ta vinin në disavantazh grupin Elliot.

Manjati francez vazhdon përpjekjet për të blerë klubin kuqezi. Gjatë pushimeve të kaluara në Siçili në Taormina, duket se Arnault kishte kontakte me disa emisarë, për të studiuar dhe më pas formuluar një propozim të artikuluar mirë.

Fondi pronar i klubit kuqezi kërkon një shumë prej të paktën një miliard euro për të shitur kompaninë dhe pronat.

Oferta e fundit nga mister LVMH, nga ana tjetër, ishte ndalur në një shifër prej pak më pak se 800 milion euro.

Çfarë mund të ndodhë së shpejti

Elliot e konsideroi këtë propozim të pamjaftueshëm dhe me mirësi ia ktheu dërguesit mbrapsht. Tani disa thashetheme po filtrohen, sipas të cilave Arnault do të ishte gati të paraqiste një ofertë më të konsiderueshme. Flitet për një shumë prej mbi 900 milion euro, për të qenë të saktë gati 1 miliard euro.

Baza, e cila në fund të fundit mund të kënaqë fondin e investimeve. Në këtë kohë, nuk duket se ka blerës të tjerë të besueshëm në treg, të aftë për të përmbushur nevojat dhe shifrat e pritura të pronarëve aktualë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu