Milan, analiza e të dëmtuarve! Ja kur pritet të kthehen 3 titullarët

Prej afro dy javësh, Milani po stërvitet dhe luan pa trajnerin kryesor, Stefano Pioli, të cilit iu bashkua më pas ndihmësi Murelli.

Daniele Bonera po drejton seancat stërvitore, përgatitjen e ndeshjeve dhe deri tani ka qenë në stol si në sfidën e fituar në Napoli 3-1 ashtu edhe barazimin mbrëmë në Francë, 1-1 ndaj Lille.

Por, nëse trajneri është mungesa më pak e dhimbshme, ndryshe flitet për lojtarët titullarë, duke qenë se aktualisht jashtë janë Zlatan Ibrahimovic, Rafael Leao dhe Saelemaekers, duke shtuar këtu Musacchion që stërvitet me ekipin prej disa kohësh por jo ende gati për t’u grumbulluar dhe zbritur në fushë.

Milani shikon me vëmendje dhe shpresë te infermieria. Shpresa për Stefano Pioli është të rikuperojë këta lojtarë të padisponueshëm sa më shpejt të jetë e mundur, duke qenë se Milani do të detyrohet në një turne të vërtetë – ashtu si ekipet e tjera pjesëmarrëse në Europë – deri në pushimin e Krishtlindjes.

Për momentin ka tre lojtarë akoma out: Zlatan Ibrahimovic, i dëmtuar gjatë Napoli-Milan, Alexis Saelemaekers, gjithashtu i lënduar në San Paolo dhe Rafael Leao. Portugezi u bllokua në ekipin kombëtar U-21 të Portugalisë.

Edicioni i sotëm i Tuttosport ka publikuar një raport mbi situatën e të dëmtuarve në Milano.

Do të duhet ende pak kohë për të parë Ibrahimovic dhe Leao në grup.

Të dy sulmuesit kuqezi praktikisht kanë pësuar të njëjtin lloj dëmtimi, pra një tendosje muskulore të kofshës.

Pas pak ditësh do të kryejnë një kontroll për të vlerësuar gjendjen muskulore. Objektivi i Ibrahimovic dhe Leao është të kthehen në kohë për Sampdoria-Milan në 6 dhjetor, duke anashkaluar vetëm dy ndeshjet e ardhshme kundër Fiorentina dhe Celtic.

Shpresë më e madhe për Saelemaekers. Anësori belg doli nga ndeshja e Napolit me një kavilje të ndrydhur, e cila megjithatë duket se është në rregull.

Nuk mund të përjashtohet që ai mund ta shtrëngojë kohën e tij dhe të thirret për Milan-Fiorentina të dielën e ardhshme. Për këtë takim mund të ftohet edhe Musaçhio, si alternativë më shumë në mbrojtje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu