Milan aktiv për Tonalin, përmirëson ofertën për talentin italian

during the Serie A match between Brescia Calcio and Parma Calcio at Stadio Mario Rigamonti on July 25, 2020 in Brescia, Italy.

Lajme që duket se po marrin formë.

Milani kthehet seriozisht për Sandro Tonali-n, talent i Brescia-s që me kohë është nga futbollistët që ndiqet nga kuqezinjtë.

Dukej se Interi ishte gati të mbyllte operacionin me Brescia-n dhe të siguronte mesfuahorin e vitit 2000.

Por sipas Sky Sport Milani është seriozisht gati të futet në garë.

Peppe Di Stefano ka treguar se Milani këto javët e fundit ka punuar pa gjurmë për Tonali-n, duke provuar të përfitojë nga ngadalësimi i negociatave me Interin, sidomos për shkak të Conte-s.

Edhe Gianluca Di Marzio ka konfirmuar se Milan e ka seriozisht per talentin italian, pasi se fundmi ka permiresuar oferten per Brescian.

Inter përsëri në avantazh, pasi zikaltrit kanë pjesëmarrjen në Champions League përveç një buxheti merkatoje më të lartë.

Por Milani po pregatit oferten, një lëvizje zyrtare dhe e vendosur që mund të bëjë të humbasë konkurrencen e rivalit të qytetit.

E dukshme që nëse Interi nesër të ofronte 35 milionë kesh, Brescia do të jepte ok-në për shitjen e Tonali-t tek zikaltrit.

Por Milani është i vëmendshëm dhe i bindur se mund të kalojë “kushërinjtë”, me një propozim akoma të pa zbuluar.

Plani i klubit të Elliott Management është pikërisht ai i marrjes së talenteve më të mirë italianë dhe të huaj që janë në qarkullim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu