“Milan, 70 mln për merkaton! Ja si do të lëvizet tani…” Pellegatti zbulon manovrat kuqezi

Tregu i transferimeve të Milanit është ende një det i trazuar.

Pas vendimit për të vënë bast për Mike Maignan, duke ndërprerë negociatat për rinovimin e Gianluigi Donnarumma, hapi tjetër zyrtar duhet të jetë njoftimi i blerjes të Fikayo Tomori (zyrtarisht)

Sakaq, sonte u arrit edhe akordi për Tonalin me një zbritje çmimi nga 35 mln eurot fillestare në 25 në total, pra edhe 15 të tjera veç 10 që janë dhënë.

I

Pasi të jenë mbyllur këto dy çështje, pritet të mbyllet edhe ajo për Brahim Diaz që me shumë mundësi do të kthehet kuqezi.

Carlo Pellegatti, i cili foli në ‘Top Calcio 24’, bëri një vlerësim të situatës së lidhur me tregun e transferimeve kuqezi, duke filluar me mesfushorin e lindur në vitin 2000, Tonali: “E kuptoj që Milani përqendrohet te Tonali, ende i ri dhe shpreson të shohë atë më ndikues sezonin e ardhshëm”.

Buxheti për tregun – “Blerja e madhe, tani, është ajo e Tomorit – vazhdon gazetari -. Do të jetë një fushatë prej 70 milionë eurosh, mund të vijë shitja e Hauge dhe kuqezinjtë shpresojnë të mbledhin 10/15 milion euro”.

Jo vetëm Hauge, këtu është kush do të largohet –

“Caldara, Conti, Laxalt dhe Duarte gjithashtu mund të sjellin diçka – përfundon Pellegatti -. Nëse vjen një ofertë 60/70 milionë euro për Theo Hernandez, ajo duhet të vlerësohet, por Milani nuk ka ndërmend të shesë emrat e mëdhenj. Ziyech ose De Paul janë lojtarë Champions”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu