Mihajlovic rikthehet të provokojë Milanin: Janë më të fortët, por goli i Ibrahimovic duhej anuluar!

Duke folur në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Parma, Sinisa Mihajlovic gjithashtu u kthye në humbjen 2-0 që pësoi në Milano në debutimin e tij në Serie A për sezonin 2020-21.

Duket se ish-trajnerit të Milanit i djeg ende. “Me Milanin kemi bërë një paraqitje të mirë dhe ju e dini që nuk e kam problem ta thëm që kemi humbur në San Siro kundër ekipit që ka serinë më të gjatë pozitive në Serie A, jo kundër një ekipi të sapo promovuar”.

“Pioli ka dy kampionë në ekipin e tij, Ibrahimovic dhe Donnarumma, të dy vendosën ndeshjen. Edhe pse ishin më të fortë, luajtëm ndeshjen tonë, kishim shanset tona dhe te goli i dytë kishte një bllokim të Danilo-s, që të gjithë e panë, përveç arbitrit.

Askush nuk priste që Bologna të shkonte në San Siro për ta bërë ndeshjen”, deklarata e trajnerit të Bologna-s.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu