Mihajlovic “mallkon” ditën kur e aktivizoi Donnarumma dhe i jep të gjitha meritat Ibrahimovic!

Sinisa Mihajlovic humbi sërish ndaj Milanit. Përpara pak kohësh e bëri 5-1, ndërsa sonte pësoi vetëm dy gola nga kuqezinjtë e Stefano Piolit!

“Ndeshja ishte e ekuilibruar. Ne ishim në lojë deri në fund të ndeshjes, kishim shanset tona dhe disa episode kundër. Ata kishin Ibrahimovic, ne jo. Ibra krijoi të gjitha rastet e rrezikshme”.

“Bologna më e fortë nëse do të kishte Ibra? Unë nuk thashë që me Ibra do të ishim më të fortë. Unë thashë që Ibrahimovic bëri ndryshimin, gjithçka që ata krijuan vjen nga këmba e Ibrahimovic. Por si lojë ishte e ekuilibruar”

“Ata janë Milan, ne jemi Bolonja dhe ndonjëherë vuajmë. E interpretuam mirë lojën, bëmë më shumë goditje në portë dhe krijuam më shumë shanse. Këto ndeshje mund të humbasësh, por e rëndësishme është të mos dorëzohesh dhe ekipi sot nuk ai e bëri atë”.

Rreth Donnarumma.

“Qofsha i mallkuar sepse me mua debutoi. Çdo herë bën mrekulli kundër meje! Por, jam i lumtur për të”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu