Mihajlovic i tërbuar: “Po ta kishim ne Ibra dilte 3-0!” Trajneri i Bologna-s parashikoi gabimin e Zlatanit

Sinisa Mihajlovic, trajneri i Bologna-s, u shpreh në fund të ndeshjes së humbur ndaj Milanit me hidhërim për nga rezultati dhe loja e ofruar nga kuqeblutë.

“Ne krijuam 3/4 raste, nuk arritëm të shënonim. Donnarumma ishte i jashtëzakonshëm, besuam deri në fund. Unë nuk mendoj se është një humbje e merituar, Milani fitoi me dy penallti”.

Mihajlovic provoca Ibrahimovic prima del rigore in Bologna-Milan: Tanto non  li sa tirare

“Të gjitha topat e gjata i kapte Ibra, kurse ne luanim lojën e ulët. Nëse do ta kishim Ibra, do të kishte përfunduar 3-0”, tha trajneri i Bologna-s, i cili u bë protagonist edhe te momenti përpara penalltisë së Ibrahimovic. “Nuk di t’i gjuajë”, duke parashikuar gjithçka dhe pritjen e Skorupsit (por për fat aty u ndodh Rebic që realizoi)

“Lojtarët duhet të jenë krenarë për atë që kanë bërë, ne gjithmonë prodhojmë. Duhet të punojmë në detaje, një gjë për të bërë më mirë në manovrat e sulmit.

Momento no per Ibrahimovic: quinto errore annuale dal dischetto

Përmirësimi është ligësia përpara portës. Nëse nuk shënon një gol, atëherë është normale që një skuadër më e fortë të të dënojë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu