Walter Junior Messias, braziliani i Milanit i huazuar nga Crotone, foli për veten në një intervistë të gjatë me Carlo Pellegatti për StarCasinò Sport. Në fillim ai ka folur për mënyrën sesi është ndjerë pas golave në Madrid dhe fatit që ka hyrë në historinë e Milanit.
“Ishte e mrekullueshme. Topi ishte i butë, përpara e kisha vetëm portierin, thashë me vete: “Ja shënoj gol”. Ishte një moment i bukur. Më duhet të mendoj për këtë (qesh, ed) sepse topi erdhi shumë i butë, pata kohë të kërceja djathtas dhe të shënoja gola. Ishte emocionuese”.
IDHULLI – “Fenomeni Ronaldo. Më pëlqeu gjithçka tek ai. Pasi ai ndaloi, unë nuk i shikoja ndeshjet e kombëtares aq shpesh sa më parë”.
FRIKA – “Do t’ju them të drejtën, më shumë kisha frikë të luaja në Ekselencë ose në Serinë D. E kisha atë emocion, atë presion, më shumë se tani që luaj një ndeshje të Champions League kundër kundërshtarëve më të fortë”.