Messias kuqezi, një statistikë e bën të rëndësishëm për Piolin

Junior Messias është duke përfunduar procedurat e zakonshme dhe në ditën e fundit të verës do të vishet kuqezi, duke u bërë me shumë gjasa blerja e fundit e Milanit për sezonin e ri.

Bëhet fjalë për huazim me të drejtë blerjeje, pas marrëveshjes së arritur me Crotonen natën e së hënës.

Natyrisht, shumë tifozë të Milanit e kanë pritur me mosbesim këtë përforcim, duke vënë theksin tek nevoja për lojtarë më cilësorë, aq më shumë që Messias është 30 vjeç dhe deri para pak vitesh luante në nivele të ulëta në futbollin italian.

Image

Megjithatë, Messias ka një të veçantë që e bën një lojtar mjaft të pëlqyer nga trajneri kuqezi Stefano Pioli, sepse është shumë i zoti në driblim dhe në kalimin e kundërshtarëve në duel një kundër një në sulm.

Statistikat janë impresionuese, sepse në sezonin 2020-2021 Messias ishte lojtari i vetëm së bashku me De Paul që ka kaluar numrin 100 të driblimeve të suksesshme: 105 Messias, 122 De Paul.

Natyrisht, Messias nuk shkon tek Milani për të qenë titullar dhe shifra të tilla nuk i kap dot më, por nëse Brahim Diaz është tashmë numri 10 i Milanit, Messias është një alternativë e mirë në stol, në rast nevoje.

Image

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu