Mesfushori i Celtic: Milani, rasti ideal për të kaluar krizën!

Duke folur në kanalet zyrtare të Celtic, mesfushori skocez Callum McGregor foli për ndeshjen me Milanin në Europa League.

Skuadra bardhejeshile nuk po kalon moment pozitiv dhe humbi edhe derbin ndaj Ranges (Old Firm) 2-0.

Këto janë fjalët e tij: “Kur humbet një ndeshje në derbi ka kritikat dhe duhet të përballemi me to. E bëmë atë në dhjetor dhe filluam nga atje.

Duhet ta marrim atë përvojë, të mësojmë prej saj dhe t’i kthehemi fitoreve. Duhet të marrim besim nga kjo që na ndodhi herën e fundit.

Ne duhet të mbajmë besimin, t’i besojmë ekipit dhe t’i besojmë menaxherit dhe asaj që po bëjmë. Kemi qenë këtu shumë herë më parë dhe kemi shumë përvojë për të dalë nga situata.

Milani? Duhet të vendosim këmbën në tokë dhe e mira është që këtë javë kemi një ndeshje të shkëlqyer kundër Milanit për tu rikthyer në rrugën e duhur. Rasti ideal”.

Kaosi – Pas disfatës së derbit me Rangers, Neil Lennon ngriti zërin në dhomën e zhveshjes pasi zbuloi praninë e një spiuni i cili, në prag të derbit, do të zbulonte zgjedhjet e tij të formacionit para se të luhej. “Këto janë gjëra të neveritshme. Po bëj atë që mundem për të mbrojtur privatësinë, por dikush po përhap sekretet tona ”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu