Mesazhi i Kessie pas fitores, por Maldini mban të gjithë në ankth me deklaratën e tij!

Starti i Milanit në kampionat nisi me këmbën e mbarë, edhe pse fitorja minimale 1-0 në Xhenova nuk duhet të krijojë shumë iluzione, pasi edhe gabime u bënë plot sidomos në zgjedhjet teknike e pasime.

Por, ajo që vlen është loja e shprehur për gati 1 orë nga djemtë e Stefano Piolit, që mund të kishin shënuar edhe 2 gola të tjerë (meritë e portierit Audero por edhe gabime finalizimi)

Në mesfushë u ndje sigurisht mungesa e Franck Kessie: “Presidenti” ndodhet jashtë për një problem fizik dhe do të kthehet me shumë mundësi pas pushimit për kombëtaret dhe në javën e tretë të Serie A, Milan-Lazio.

Megjithatë, shqetësimi më i madh është tema e rinovimit të kontratës. Franck është jashtë për shkak të lëndimit, dhe rinovimi i menjëhershëm i kontratës së tij (skadon në 2022) pritej sapo të kthehej nga Olimpiada.

Në realitet, kjo po kërkon shumë kohë dhe tifozët e shumtë kuqezi janë të shqetësuar. Pas ndeshjes së djeshme, të fituar 1-0 nga kuqezinjtë, një mesazh sigurues mbërriti nga Kessie.

Mesfushori uroi të gjithë ekipin për fitoren përmes një historie në Instagram.

Presidenti solli një fotografi të ekipit duke brohoritur dhe nën titullin “Grandi Ragazzi, +3”.

Me pak fjalë, Franck Kessie është i lumtur që ekipi i tij ka fituar ndeshjen e parë në Serie A, tani ai pret që ai të bëjë të gjithë tifozët dhe klubin të lumtur duke nënshkruar rinovimin…

Por, nëse Kessie duket entuziast, Maldini është më pak me këmbë në tokë.

“Besoj se ekziston një linjë e përbashkët kur bëhet fjalë për një rinovim dhe një blerje. Ne duhet të veprojmë sipas qëndrueshmërisë, pa kaluar përtej linjave të caktuara të diktuara nga pronësia.

Në të kaluarën ne e kemi bërë këtë dhe kemi paguar shtrenjtë.

Si rinovimet e lojtarëve që nuk kemi qenë në gjendje të bëjmë, ashtu edhe blerjet do të bëhen në këtë frymë dhe linjë.

Nuk filloj me paragjykime për lojtarët ose ata që kanë luajtur në liga të ndryshme, pasi jam i hapur për shumë zgjidhje”, deklaroi Maldini.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu