Mesazhi fantastik nga Dalot dhe zbulimi i Piolit: “Ai e dinte që nuk do të luante por…

Pas ndeshjes së fituar ndaj Parma, Diogo Dalot, mbrojtësi portugez i huazuar nga Manchester United, postoi këtë mesazh në rrjetet sociale.

“Shumë i lumtur për fitoren dhe asistin për Rafae Leao.

 Duhet të luftojmë si luanë deri në minutën e fundit dhe më tej. Zemër kuqezi gjithmonë”…

Një mesazh ky që ka gëzuar tifozët por që lumturon edhe trajnerin Stefano Pioli, i cili në fund të ndeshjes i thuri elozhe pikërisht Dalotit.

“Jam shumë i lumtur me Dalot sepse ai e ka ditur që prej dy ditësh se nuk do të kisha zgjedhur titullar por që do të ishte Kalulu!

Por, ai është një fitues i lindur dhe u stërvitur 105% në vend që të hidhërohej dhe të ulej në moral.   

Është një sjellje e bukur dhe një shembull i bukur për të gjithë, nuk dyshoja se ai do të shkonte mirë në mënyrën që përgatiti”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu