Mertens-Milan, flet eksperti i merkatos: “Ju shpjegoj si eshte situata”

Ditet e fundit eshte spekulluar per negociata te perparuara mes Dries Mertens dhe Milanit. Belgut i skadon kontrata ne qershor ku rinovimi deri me tani duket larg, dhe per kete, shume klube te tjera jane vene ne gjurmet e lojtarit si : Newcastle, Chelsea dhe Inter.

Per te sqaruar situaten e kontakteve mes kuqezinjve dhe lojtarit, “Milan Live” ka marre ne interviste Ciro Troise-n, nje gazetar ekspert te merkatos, shume i afert me ngjarjet ne shtepine napoletane.

Mes Interit, Chelsea dhe te tjereve, eshte raportuar se dhe Milani eshte pas Mertens, ju rezulton dicka e tille? A mendoni se eshte nje mundesi e besueshme?

Troise: “Besoj se Mertens, ne rast se largohet nga Napoli, do te preferonte te luante ne Ligen e Kampioneve, me nje klub konkurrues te niveleve te larta, gje qe e ka deklaruar dhe ai vete ne disa intervista muajt e fundit. Ne kete pike mendoj se Interi dhe Chelsea jane opsione me te besueshme se kuqezinjte”.

Raportohet se perparesia e tij mbetet rinovimi me Napolin. Ne fakt, deri me tani, a eshte ky probabiliteti me konkret?

Troise: “Per momentin nuk ka marreveshje me Napolin as per kontraten dhe as per çeshtjen e gjobave qe Mertens ngriti ne takimin me De Laurentiis ne 1 mars, perpara se pandemia te na ndryshonte jeten”.

Mertens, ne thelb eshte nje tifoz i Napolit. A eshte e mundur qe ai te mos marre parasysh Milanin dhe as italianet e tjere,  per te shmangur nje “tradheti”?

Troise: “Prej kohesh, nuk besoj me ne besnikerine e lojtareve. Mertens eshte shume i lidhur me qytetin, eshte shquar per iniciativa solidariteti por ai eshte nje profesionist dhe do te beje zgjedhjen qe ai e konsideron me te pershtatshme per karrieren e tij.

Le te kalojme tek Milik. Edhe emri i tij se fundmi eshte lidhur me Milanin. Ne c’faze eshte rinovimi me Napolin?

Situata e Milik dhe Mertens eshte e nderthurur. Mbi polakun ka nje “konflikt” qe filloi veren e kaluar kur Arek u tundua nga Roma dhe Borussia Dortmund, nderkohe Napoli ndiqte Icardin por me pas argjentinasi shkoi tek Paris Saint Germain dhe Milik mbeti tek te kaltrit, me nje kontrate qe skadon ne 2021. Parimisht, per rinovimin ekziston nje marreveshje per vazhdimin por jo per klauzolen. Juventusi dhe Interi po studiojne terrenin per te marre me parametra zero vitin tjeter. Do te ishte e veshtire per Napolin te hiqte dore si nga Milik ashtu dhe Mertens, por besoj se te pakten njeri prej tyre do te largohet “.

A mendoni se disa lojtare te Milanit mund te kthehen ne objektiv te Napolit? Ndikimi i Gattusos mund te jete i rendesishem. I referohemi Calabrias (pasi Hysaj mund te largohet), Kessie apo edhe Bonaventures i cili mund te vije falas?

Troise: “Per Kessie, ka pasur kontakte ne te kaluaren, per Bonaventuren, Torino duke me e interesuar, ndersa per Hysajn ka disa oferta te ndryshme”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu