MERKATO/ Tre përforcime për Pioli-n

Sezoni 2019/2020 ka përfunduar për Milan, ndersa kjo periudhë po përqëndrohet në fushaten e blerjes së lojtarëve.

Janë mjaft të qarta rolet në të cilët shoqëria do të ndërhyjë.

Sigurisht do të forcohet mbrojtja, ku ka nevojë për një mbrojtës qendror dhe një të djathtë.

Por edhe në mesfushë do të merret të pakten një mbrojtës. Stefano Pioli-t do t’i dorëzohet një skuadër e kompletuar për të bërë kampionat për Europa League.

Merkato e Milan-it: 3 përforcime për Pioli-n

Për sai përket pozicionit të mbrojtësit të djathtë, La Gazzetta dello Sport thotë se janë dy emrat në kokën e Milanit. Bëhet fjalë për Serge Aurier të Tottenham dhe Denzel Dumfries të PSV Eindhoven.

I pari është 28 vjeç dhe me një bagazh eksperience me të lartë, por edhe një karakter të ndërlikuar. Ka forcë fizike dhe aftësi në shtyrje, por di edhe të mbrojë. José Mourinho është i gatshëm ta japë, por Spurs kanë caktuar një çmim me të lartë se 15 milion euro, tej shpenzimeve për Milanin.

Në krahasim me Aurier, personaliteti i Dumfries është sigurisht më i qetë. 24 vjeçari hollandez megjithatë ka karakter, duke qenë kapiteni i PSV-së. Ai do të priste me kënaqësi një transferim tek kuqezinjtë. Edhe në rastin e tij, Milani do të donte të shpenzonte me pak nga sa ka kërkuar klubi me pronar Philips.

Për pozicionin e mbrojtësit qendror një profil mjaft i pëlqyer nga Pioli është Nikola Milenkovic i Fiorentines, por që për momentin ka çmim të lartë. Serbi është një lojtar i butë, por që di të luajë edhe si mbrojtës i djathtë në rast nevoje. Është ofruar edhe Eric Bailly i Manchester United, por duket se Milanit nuk i intereson shumë.

Në mesfushë nevojiten ndërrime për Franck Kessie dhe Ismael Bennacer. Një futbollist që pëlqehet me kohë është Florentino Luis, i fortë fizikisht dhe me një teknikë diskrete. Duket se mund të ketë marrëveshje me Benfica-n. Tjetër emër që është shfaqur në orbiten e Milanit është ai Tiemoué Bakayoko. Ai do të donte të kthehej tek Milan, por do të duhej të bëhen mirë llogaritë pasi mesfushori francez ka një çmim të lartë./milanclubalbania.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu