MERKATO/ Transferimi i De Paul, i mundshëm

Milani vijon të ketë në listën e dëshirave futbollistin Rodrigo De Paul.

Kuqezinjtë po përpiqen të shfrytëzojnë marrëdhënien e mirë me agjentin Augustin Jimenez.

Sipas calciomercato.com klubi kuqezi e konsideron De Paul lojtarin ideal për skuadrën e Stefano Piolit dhe ka përgatitur një strategji për ta çuar atë në Milano.

Problemi sigurisht nuk është paga, duke pasur parasysh që argjentinasi fiton 800 mijë euro, por kërkesat nga Udineze, që e vlerëson futbollistin me rreth 40 milionë euro.

Kuqezinjtë janë të gatshëm të përfshijnë në tratativa disa lojtarë për klubin Friulian, si Gabbia, Krunic dhe Pobega në mënyrë që të ulin pretendimet.

Udineze, ndërkohë, po sjell Roberto Pereyra në shtëpi nga Ëatford: një shenjë kjo që e çon De Paul-in gjithnjë e më pranë shitjes./milanclubalbania.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu