Florian Thauvin ka kohë që është në bllokun e shënimeve të Milanit.
Sulmuesi francez është gati të lërë Marsejën në këtë sezon të merkatos.
Kontrata skadon pas më pak se një viti dhe nuk ka dëshirë nga ana e futbollistit për të vazhduar me Marsejën: vullneti i tij në fakt, duket se është zbarkimi në Itali.
Në ditët e fundit si në Francë ashtu dhe në Itali është përfolur për një interesim të fortë nga ana e Atalantës, në kontakt të vazhdueshëm me ekipin e futbollistit dhe të klubit, për të gjetur një marrëveshje.
Por nuk mbaron me kaq: siç sjell Le10Sport, Milani mund të jetë akoma mes skuadrave në garë, si Inter dhe Roma që nuk kanë hequr dorë asnjëherë nga Thauvin.
Një hipotezë e fundit për francezin vjen nga Premier League: duket se është edhe një klub anglez në kërkim të tij, për të cilin nuk bëhet i ditur emri.
E lehtë të mendohet që Marseja të heqë dorë nga lojtari i saj pa një shifër afër 20 milionë euro./milanclubalbania.al/