MERKATO: Talenti francez thyen heshtjen dhe i përgjigjet Paolo Maldinit!

Emri i Mohamed Simakan vazhdon të qarkullojë në ambientet e Milanit. Kuqezinjtë mund të provojnë goditjen vendimtare për qendërmbrojtësin francez në sesionet e ardhshme të merkatos dhe më i afërti është padyshim janari.

Paolo Maldini, drejtori teknik, në fakt, ka konfirmuar në orët e fundit interesin e madh për mbrojtësin, duke pranuar se kanë nisur kontaktet e para me lojtarin dhe menaxherët e tij.

Intervista e legjendës kuqezi për Telefoot ka ndezur merkaton edhe më shumë, pasi kurrë më parë Maldini nuk kishte folur aq hapur, aq sa ka thurur elozhe për lojtarin e Strasbourg, që në ditën e fundit të merkatos ishte një hap larg.

Tani ka ardhur edhe përgjigja e talentit. Simakan ka thënë për Telefoot:

“I vlerësoj fjalët e Maldinit. E dimë se ai ka bërë një karrierë të madhe dhe mund të themi se është mbrojtësi më i mirë i historisë. E falënderoj për komplimentet e tij”.

“Do të kërkoj të përmirësohem dhe të tregoj atë që mund të bëj, për t’u dhënë të drejtë atyre që besojnë te unë. Sot jam te Strasbourg, por do të shohim”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu