MERKATO/ Reina gjen akordin me Valencian

Pepe Reina ka luajtur 6 muajt e fundit në hua te Aston Villa.

Portieri spanjoll tani mund të rikthehet në atdhe, me Valencia-n që është gati ta pranojë.

Sipas raportimeve të së përditshmes iberike AS, Reina e ka gjetur marrëveshjen me kastilianët.

Pritet lëshimi i portierit Cillesen nga ana e Valencias, i destinuar për Ajax.

Kuqezinjtë nuk e kundërshtojnë dhënien dhe do të kursenin rreth 6 milionë euro në sezon.

Shoqëria ka bërë me dije që do të ishte gati të lironte portierin me parametra zero, në mënyrë që të favorizojë lamtumirën.

Në këtë pikë Milani mund të mendojë të thërrasë Asmir Begovic si të dytë për Donnarumma-n, pasi boshnjaku e kishte mbuluar këtë rol që nga janari i shkuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu