Merkato/ Puna e Milanit po zhvillohet intensivisht me 3 emra

Klubi kuqezi punon në këto momente në 3 fronte.

Sigurisht që prioriret ka rinovimi i Ibrahimovic – në orët e fundit edhe më afër – por janë 2 të tjera më të nxehta.

Brahim Diaz është afër: ka të bëjë me huazimin nga Real Madrid dhe mund zë mbyllet në pak ditë, edhe pse dy klubet po vlerësojnë të fusin apo jo një të drejtë blerjeje.

Milani është edhe një hap nga përcaktimi i kthimit të Tiemoue Bakayoko me Chelsea-n.

Pas hapjes nga ana e Bluve për huazimin me të drejtë blerjeje, marrëveshja është tashmë e përshkruar: brenda pak ditësh mesfushori franzec do të transferohet në kampin kuqezi në bazë të një huazimi me të drejtë blerjeje, për rreth 30 milionë euro.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu