MERKATO/ Pioli i ka idetë e qarta, kërkon 3 përforcime

Stefano Pioli i ka të qarta ato që i duhen Milanit.

Ai ka folur që tani me Paolo Maldinin, Frederic Massara dhe Ivan Gazidis.

Siç raporton sot Tuttosport, misteri ka treguar tre pika kryesore të rëndësishme: një mbrojtës të djathtë, një mbrojtës qendror të nivelit të lartë dhe një mesfushor që të mund të alternohet me çiftin Kessie-Bennacer.

Megjithatë këto 3 përforcime mund të mos mjaftojnë për t’i lejuar Milanit që ta kalojë sezonin e ardhshëm në nivele të larta.

Në mesfushë mund të duhen dy emra.

Do të bënin punë edhe një sulmues i djathtë i jashtëm i aftë të hyjë me shpesh në zonën e golit se Samuel Castillejo dhe Alexis Saelemaekers.

Shtojmë edhe një zëvendës të Theo Hernandez, duke qenë se Ricardo Rodriguez do t’i jepet Torinos dhe Diego Laxalt do të lërë Milanellon.

Maldini dhe Massara po lëvizin si për hyrjet ashtu edhe për daljet, edhe pse shumë pika mund të varen nga kualifikimet e xhirove të Europa League./milanclubalbania.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu