MERKATO/ Paqueta drejt largimit, gati zevendësuesi

Lëvizjet e merkatos së Milanit varen nga Zlatan Ibrahimovic.

Paolo Maldini Frederic Massara do të bëjnë zgjedhje preçize në funksion të suedezit.

Shumë në këtë periudhë pas karantine janë rivlerësuar; ndrësa të tjerë, nuk kanë bërë asnjë përmirësim. Lucas Paqueta është një shembull i qartë.

Siç shkruan Tuttosport, qendrimi i brazilianit nuk është i sigurtë, përkundrazi: Milani, në mungesë të ofertave konkrete nga klube të tjera, do të donte ta përdorte si shkëmbim.

Dhe këtu hyn në lojë Fiorentina, që e ka kërkuar gjatë në sezonet e kaluara të merkatos.

Kuqezinjtë janë shumë të interesuar për Nikola Milenkovic, dhe pritet që dy klubet të bien dakort për një shkëmbim.

Nëse Paqueta do të ikte, Milani do të kishte nevojë të merrte një zevendësues.

Gjithmonë i gjallë është opsioni i Matteo Pessina: të hënën ka patur një takim me agjentin Giuseppe Riso.

Milani qëndron në dritare. Pessina konsiderohet një shartim i mirë për të forcuar baterinë e trekuartistëve. I ri, italian dhe me prespektivë./milannews.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu