Merkato nuk ka mbaruar! Castillejo mund të përfundojë në Rusi, vjen oferta. E konfirmon edhe drejtori sportiv Massara

Një merkato e pafund për Milanin. Pas disa goditjeve, ekziston nevoja edhe për largime. Midis tyre është Samu Castillejo, i cili mund të përfundojë në Rusi te CSKA Moskë. Merkato atje është e hapur deri më 7 shtator dhe disa negociata janë duke u zhvilluar.

Castillejo disa ditë më parë u detyrua të mbyllte llogaritë e tij ne rrjetet sociale për shkak të disa ofendimeve të marra nga disa tifozë.

Gjatë nxehjes në Milan-Cagliari, koret në favor të tij nga Curva Sud e lumturuan aq sa edhe postoi falënderimin e tij: “Unë gjithmonë do të jem njëri prej jush”. Por tani me të vërtetë mund të largohet…

Samu Castillejo dukej i destinuar të kthehej në Spanjë, në një ekip mes Getafe dhe Real Sociedad. Pastaj interesimi i Sampdoria dhe Spezia, por asgjë nuk është arritur. U fol edhe te Hertha Berlin por nuk pati kohe.

Tani ka kërkesë në Rusi, nga CSKA Moska, e cila do ta donte atë në huazim. Milani gjithashtu kërkon një shume për kartonin e lojtarit të vendosur në rreth 8-10 milionë, por rusët do të donin ta mbyllnin me më pak…

Ndërkohë, siç raportohet nga portali rus Eurostavka, Frederic Massara konfirmoi gjithçka: “CSKA është vërtet e interesuar, por për momentin nuk mund të them më shumë”, këto janë fjalët e menaxherit të Rossonerëve.

Castillejo ndërkohë po shqyrton nëse do të transferohet në një vend të ri dhe të panjohur për të siç është Rusia. Milani dhe CSKA po punojnë në detajet e marrëveshjes, e cila duhet të përfundojë deri më 7 shtator…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu