MERKATO/ Nuk dalin llogaritë për Aurier, Milani kthehet te një tjetër emër

Milani është në kërkim të një mbrojtësi të djathtë të ri dhe ka disa ditë që po flitet për Serge Aurier.

27 vjeçari duket se është profili i preferuar nga shoqëria, por ka pengesa ekonomike.

Tottenhami kërkon të pakten 23 milionë euro për dhënien e lojtarit.

Milani, sipas Tuttosport, nuk është i gatshëm të shkojë me tej se 15-16 milionë.

Duhet konsideruar se ish lojtari i PSG-së merr një rrogë prej rreth 4 milionë euro neto në vit, pra mjaft të lartë.

Duke parë situatën, kuqezinjtë kanë kthyer sytë nga Denzel Dumfries.

Mbrojtësi i djathtë i PSV-së Eindhoven ka një vlerë prej rreth 18 milionë, në të ulët në krahasim me atë të Aurier.

Edhe rroga e 24 vjeçarit hollandez është më e ulët nëse krahasohet me atë të kolegut të Tottenham.

Mund të jetë Dumfries profili i duhur të cilit t’i besohet ana e djathtë e mbrojtjes.

I pëlqyer është edhe Emerson Royal, por Barcelona kërkon jo më pak se 30 milionë./milanclubalbania.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu