
Nga Gjermania vijnë të reja interesante për sa i përket të ardhmes së një talenti që tundon Milanin.
Bëhet fjalë për Nicolas Gonzales.
Gonzales luan në Shtutgat, që e konsideron shumë të mirë por fati i tij mund ta çojë shumë shpejt larg klubit të tij.
Intervistuar nga Sport1.de, trajneri i gjermanëve Pellegrino Matarazzo ka deklaruar:
“Gonzalez do të rrijë me ne, nuk më interesojnë zërat e tjerë. Është një futbollist i rëndësishëm”. Misteri i Shtutgartit tenton në këtë mënyrë ta “blindojë”, por jo të gjithë janë dakort.
Për të njëjtin portal, d.s. Sven Mislintat ka konfirmuar mundësi të tjera:
“Milan e Borussia Dortmund për Gonzalez? Nuk kam marrë oferta konkrete, por me siguri Nicolas tundon shumë. Do të donim ta mbanim, por nëse do të vinte një ofertë e rëndësishme nuk do të ishim në gjendje të refuzonim”.
Një mesazh i qartë për Milan, se nëse e do vërtet Gonzalez duhet të “vënë këmbën në gaz”.
Shtutgart hap dritën jeshile, por duhet patur kujdes nga konkurenca e Borussia-s. Në javët në vazhdim priten të reja./milanclubalbania.al/