
Mediat shtojnë më tej dyshimet për një transferim të talentit të Milanit, Rafael Leao.
Sulmuesi portugez ka bërë një sezon të pëlqyeshëm pas ardhjes së Ibrahimovic dhe talenti I tij ka rënë në sy.
Real Madrid dhe Juventus kërkojnë transferimin e tij.
21-vjeçari ka shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar 3 herë në 33 ndeshjet zyrtare që ka luajtur këtë edicion.
Milani shpenzoi 23 milionë euro verën e kaluar për portugezin dhe duket se vështirë do ta lejojë largimin e tij.
Fiorentina,Genoa dhe Parma janë tri skuadrat që duan huazimin e lojtarit për një edicion./milanclubalbania.al/