Merkato në dalje: Genoa, “pazar” te Milani! Edhe Brescia kërkon sulmuesin

Milani duhet të shohë situatën e rinovimeve, por edhe ato të largimeve të atyre që nuk janë brenda projektit si në këtë rast Andrea Conti.

Pasi futbollisti në fjalë nuk mundi të blihej nga Parma që ra nga kategoria dhe nuk ishte e detyruar të paguante 7 mln euro, tashmë është radha e Genoas të trokasë në dyert e kuqezinjve për mbrojtësin e krahut.

Conti nuk është se nuk qëndron për shkak se nuk ka besimin, por sepse me taktikën e Piolit është i distancuar nga të tjerët dhe në të vërtetë do të ishte ideal në një skemë me 3-5-2, diçka që Milani nuk e përdor.

Il Secolo XIX shkruan se Genoa ka nisur kontaktet me Milanin për Conti për të zëvendësuar Zappacosta dhe për këtë arsye priten zhvillime së shpejti.

Në anën tjetër, Brescia është e interesuar për Lorenzo Colombo, që kthehet nga huazimi te Cremonese ku nuk është se la gjurmë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu