Dëmtimi në mes të qershorit në kyçin e këmbës, që do ta mbajë jashtë për gjithë tetorin, ka ndërlikuar planet e Milanit: Matteo Musacchio, pa KO sigurisht që do të kishte bërë gati valixhet.
Spanja është destinacioni i përzgjedhur, ku Valencia dhe Villarreal janë adresat e mundshme.
Por tani gjërat kanë ndryshuar dhe kontrata në skadencë pas më pak se një viti nuk e ndihmon aspak Milanin, që rrezikon ta humbasë futbollistin me parametra zero.
Në shkurt, Musacchio do të jetë i lirë të gjejë një skuadër të re.
Ideja e një rinovimi deri sot nuk duket se ekziston: siç raporton Calciomercato.com.
Mbetet për t’u parë e ardhmja e argjentinasit.