MERKATO/ Miranchuk në shënjestër të Milanit

Milani vazhdon të mendojë për Aleksey Miranchuk si përforcim në merkaton e ardhshme.

Lojtari rus i pëlqen shumë drejtorit sportiv Frederic Massara por edhe drejtorit teknik Paolo Maldini.

Nga Calciomercato.com shpjegojnë se Miranchuk ka shprehur pëlqimin për një transferim të mundshëm tek kuqezinjtë.

Në fund te korrikut ka patur kontakte të reja, por marrëveshja nuk është bërë akoma.

Mbi të gjitha Milan nuk synon të bëjë një investiment në para shumë të lartë, duke qenë se ai ka një kontratë në sakdencë në qershor 2021 me Lokomotiva Moskës.

Shoqëria kuqezi do të donte një operacion të bazuar mbi një shkëmbim, duke futur në marrëveshje Diego Laxalt.

Ish anësori i majtë i Genoa-s i pëlqen Lokomotiva Moskës, që ka vënë në tavolinë rreth 7 milionë euro për të marrë kartonin e tij.

Ndërsa Milani ka kërkuar 10.

Ka një distancim rreth vlerësimit të Laxalt për momentin.

Maldini dhe Massara nuk e kanë me nxitim, por vazhdojnë të mendojnë për Miranchuk për të forcuar skuadren.

Rusi di të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si sulmues i jashtëm në të djathtë.

Është një mëngjërash shumë teknik dhe në sezonin 2019/2020 ka koleksionuar numra të mirë: 16 gola dhe 5 asiste në 32 prezenca./milanclubalbania.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu