Merkato/ Miranchuk dëshiron Milanin: ofertë e re për të

Aleksey Miranchuk është një objektiv konkret i Milanit.

Në Rusi janë të sigurtë, kuqezinjtë janë gati të prezantojnë një ofertë të re për të mundur konkurencen nga Atalanta.

Në orët e kaluara kanë qenë shumë këmbëngulëse zërat se bergamaskët janë afër mesfushorit rus por portali SportRBC pretendon se propozimi prej 10 milionë eurosh, nuk mund të mjaftojë dhe që kuqezinjtë janë në avantazh në garwn për 24 vjeçarin.

Miranchuk dëshiron të luajë tek Milan dhe kuqezinjtë përfaqësojnë prioritetin e tij.

Lokomotiva e Moskws, pronare e kartonit të mesfushorit, do të donte një shifër afër 20 milionë eurove.

Futja e Laxalt, vlerësuar 10-12 milionë nga kuqezinjtë, mund të ndihmonte në zhbllokimin e marrëveshjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu