MERKATO/ Milenkovic tek Milan? “Xholi” mbrojtës, perfekt për trajnerin Pioli

“Seria A” është me pushime, ose të paktën vetëm në dukje pasi drejtuesit po punojnë pa pushim në merkato.

Në listën e gjatë të shpenzimeve të Milanit ka zëra rreth paketës së mbrojtësve të qendrës.

Pas konfirmimit të Simon Kjaer, Milani ka kuptuar që duhet të reagojë në merkato për të forcuar repartin mbrojtës.

Leo Duarte – viktimë e shumë dëmtimeve – është për t’u marrë në konsideratë bashkë me kolegun e tij Mateo Musacchio, me kontratën që i skadon në 2021.

Emri në krye është ai i Nikola Milenkovic i Fiorentinës.

Stefano Pioli e ka trajnuar në kohët e aventurës në stolin e Fiorentinës dhe e pëlqen shumë.

Drejtuesit respektivë, kanë folur për të në samitin e fillimit të javës në Melià, ku ka marrë pjesë edhe agjenti i tij, Fali Ramadani.

Fiorentina për serbin kërkon 30 milionë euro dhe për Milanin vlerësimi i bërë nga klubi duket i tepruar.

Ditët në vazhdim do përcaktojnë nëse do ketë levizje për të./milanclubalbania.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu