MERKATO/ Milani tenton të sjellë në gjirin e saj futbollistin e Atalantës

Pas konfirmimit të Stefano Piolit si trajner, Milan ka filluar të mendojë për afrimin e futbollistëve.

‘Calciomercato’ raporton se Milan janë gati të nisin një ofertë për mesfushorin e Atalantës, Matteo Pessina.

Kuqezinjtë janë duke shpresuar që një ofertë prej 12 milionë eurosh, ku konsiderohet e mjaftueshme për të joshur transferimin e 23 vjeçarit.

Pessina sezonin e kaluar ishte i huazuar te Hellas Verona, duke shënuar shtatë gola në 35 paraqitje.

23 vjeçari Pessina gjatë karrierës së tij ka veshur fanellën e Lecce, Catania, Como dhe Spezia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu