MERKATO/ Milani “peshkon” në plazh

Milani në vitin e fundit i ka mësuar tifozët me afrime surprizë e akorde që janë nënshkruar në plazh (Teo Hernandez) apo restorant (Benaser).

Këtë herë i dyshuari për një transferim te Milani është Rozhejo Funes Mori.

Ai luan në rolin e mbrojtësit për Vijarealin dhe kombëtaren argjentinase.

29-vjeçari ditën e djeshme ka postuar një fotografi nga Ibiza.

Deri këtu nuk ka asgjë të dyshimtë, përveç faktit se së bashku me të është edhe Paolo Maldini.

Legjendën kuqezi ai e ka prezantuar me një postim në rrjetin social “Instagram”, ku në foton me drejtorin e “Djallit” shkruante:

“As uji nuk mund të kalojë dot”. Një referencë e qartë për rolin që njëri mbulon e tjetri e ka mbuluar për më shumë se dy dekada, por mbase edhe një sinjal merkatoje.

PANORAMASPORT.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu