MERKATO: Milani nist bisedimet, objektivi për të blinduar dy titullarë. Shifrat

Milani po intensifikon kontaktet javët e fundit për të rinovuar kontratat e disa lojtarëve të rëndësishëm.

Para së gjithash, natyrisht që drejtuesit po merren me të ardhmen e dy futbollistëve të cilëve u skadon kontrata verën e vitit të ardhshëm, si Gigio Donnarumma dhe Hakan Calhanoglu, pasi nga janari 2021 mund të zgjedhin një ekip të ri nëse duan, duke qenë se raporti me Milanin skadon në qershor të vitit tjetër.

Por ka kontrata që skadojnë edhe në qershor 2022 dhe që Paolo Maldini synon të zgjidhë më herët, në mënyrë që të shmangë rreziqet.

Kjo kategori përfshin Davide Calabria dhe Franck Kessie, lojtarë performanca e të cilëve ka bindur klubin që të përqëndrohet në ta edhe për të ardhmen.

Një ofertë prej 3 milion euro neto në sezon deri në qershor 2024 është gati për Kessie. Aktualisht mesfushori nga Bregu i Fildishtë fiton 2.2 milion euro në vit.

Sa i përket Calabria, ideja e drejtuesve është të konfirmojë pagën aktuale prej 2 milion eurove neto në vit.

Milan, Pioli: "Kessie e Calabria? Ci sono stati confronti accesi" | News

Tashmë ka pasur kontakte me agjencinë YouFirst Sports, e cila kujdeset për interesat e mbrojtësit nga Brescia. Kontakte edhe me George Atangana, agjentin e Franck.

Paolo Maldini dhe Frederic Massara presin që të kryejnë të dy negociatat pa probleme. Mbetet thelbësore të blindojë dy futbollistë që në rendimentin e tyre këtë vit kanë qenë mbi mesataren.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu