MERKATO/ Milani me sytë nga Anglia…

Milani raportohet se është futur në garë për të transferuar anësorin e Brentford, Said Benrahma, këtë verë.

Algjeriani grumbulloi 17 gola dhe nëntë asiste në 43 paraqitje për Brentford gjatë sezonit të kaluar.

E përditshmja britanike “Daily Express” bën të ditur se klubi anglez ka vendosur një çmim prej 28 milionë eurosh për sulmuesin 25-vjeçar.

Në këtë çështje kuqezinjtë kanë si aleat Ismael Benaser, shok skuadre i Benrahmas në kombëtaren e Algjerisë, kampione e Afrikës në fuqi.

Megjithëse mëngjarash, ky futbollist është në gjendje të luajë në të dyja korsitë, duke qenë një alternativë e vlefshme për çdo nevojë të Stefano Piolit në krahët e sulmit.

Kujtojmë që interesim për sulmuesin 25-vjeçar kanë edhe shumë klube të mëdha nga kampionati anglez, me në krye Çelsin dhe Arsenalin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu