MERKATO/ Milani këmbëngul për Aleksey Miranchuk

Atalanta duket përpara në krahasim me të tjerët për Aleksey Miranchuk, por Milani nuk dorëzohet.

Sipas Corriere della Sport, kuqezinjtë janë gati për një hap të ri për trekuartistin e Lokomotivës së Moskës.

Stefano Pioli, që ka ai qëllim të vazhdojë me 4-2-3-1, e çmon një profil si të tijin.

Rusi është një trekuartis i pastër: mëngjërash, pra mund të jetë një alternativë për Samu Castillejo ose edhe një zgjedhje e parë, të kompletuar nga Calhanoglu dhe Rebic.

Miranchuk është në skadencë kontrate në 2021 dhe do të ishte i lumtur për një eksperiencë të re në Serinë A.

Disa javë më parë mendohej për një shkëmbim të mundshëm me Diego Laxalt, që ka kohë që iu pëlqen rusëve.

Por që e kanë shprehur vullnetin e tyre: vetëm cash.

Marrëveshja mund të mbyllet mes 10 dhe 15 milionë eurove.

Maldini do të bëjë një përpjekje tjetër por duhet të ketë kujdes Atalantën, që dëshiron një futbollist të atij lloji në rast të ndonjë shitjeje të Josip Ilicic./milanclubalbania.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu