MERKATO/ Milani gjen zgjidhjen për Rebiç

Gjatë kësaj jave drejtuesit e Milanit do të punojnë për të zgjidhur çështjen “Rebiç”.

Kroati është në huazim dy-vjeçar me të drejtë blerjeje, praktikisht e njëjta formulë me të cilën ka lejuar Andre Silvën te Frankfurti.

Pavarësisht se u përfol që kuqezinjtë do ta blinin sulmuesin që këtë verë, duket se klubet do të vijojnë me huazime.

Rebiç vlen rreth 40 milionë euro, një shumë ende e lartë për mundësitë e “Djallit”, por gjermanët nuk bëjnë ulje, edhe sepse gjysma e kartonit të 26- vjeçarit është në pronësi të Fiorentinës, e cila pret të arkëtojë sa më shumë nga shitja e Rebiçit që në sezonin e fundit me Milanin ka gjetur në 12 raste rrugën e golit.

PANORAMASPORT.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu