Sipas Loïc Tanzi, gazetari i njohur i RMC Sport – cili konfirmon atë që ishte raportuar më parë nga le10sport.com – talenti Manu Koné i Toulouse është një hap larg nga transferimi te Borussia Mönchengladbach.
Duket tepër e vështirë që Milani të ngrejë ofertën fillestare që ka prekur vetëm 6 mln euro dhe jo më shumë.

Në fakt, gjermanët janë gati të paguajnë nga 8-9 mln euro për futbollistin francez, duke i ofruar kontratë për 4 apo 5 vitet e ardhshme, pra deri në 2025 ose 2026.
Kone është një futbollist i ndjekur nga Moncada, shefi i sakutingut kuqezi, që e kishte raportuar me ngulm për mesfushën kuqezi.