MERKATO/ Milan synon mesfushorin e Liverpool-it

Milani vazhdon të monitorojë situaten e lidhur me Marko Grujic.

Mesfushori i vitit 1996 është prej kohësh në bllokun ë shënimeve të kuqezinjve dhe duket se ka një mundësi merkatoje.

I kthyer në Liverpool, pas eksperiencës në Hertha Berlin, futbollisti është gati për një eksperiencë të re, që mund të jetë në Itali.

Në Serinë A – siç raporton TMW – u pëlqen Djajve, që ka marrë kontaktet e para, por sidomos Benevento-s, që ka bërë lëvizje konkrete, duke prezantuar oferten e parë:

huazim me të drejtë blerjeje në rast përfitimi.

Në ditë në vazhdim do të shihet nëse Milan do të bëjë levizje konkrete.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu