Milan po mendon të blejë një mbrojtës të ri qendror në merkaton e janarit dhe kjo nuk është një mister.
Paolo Maldini dhe Frederic Massara tashmë po reflektojnë në disa profile, pas përpjekjeve të bëra në seancën e fundit ku nuk erdhi asnjë futbollist në mbrojtjen e qendrës, edhe pse tenativat u bënë, por kuqezinjtë nuk ishin të interesuara në asnjë ankand apo shifër të çmendur.
Sipas asaj që raportohet nga Calcioomercato.com, Anel Ahmedhodzic është ndër lojtarët që i pëlqen drejtuesve.
Mbrojtësi 21-vjeçar boshnjak ka lindur në Suedi dhe luan në Malmoe. E njëjta skuadër në të cilën u formua Zlatan Ibrahimovic, i cili nga ana e tij ka origjinë boshnjake por ka zgjedhur ekipin kombëtar suedez.

Chelsea është gjithashtu në gjurmët e Ahmedhodzic, për të cilin “Expressen” thotë se është gati të ofrojë 8 milion euro për ta rrëmbyer atë nga Malmoe.
Një kontratë pesë-vjeçare është gati për lojtarin, e cila skadon në qershor 2023. Duket se Blutë janë seriozë në këtë pistë.
Mbetet të shihet nëse Milani do të hap konkretisht mbrojtësin e ri boshnjak. Mosha, kostoja dhe talenti e bëjnë atë një profil potencialisht të përshtatshëm për projektin kuqezi.
Sidoqoftë, Maldini dhe Massara kanë shumë emra në fletoret e tyre. Lojtarët si Ozan Kabak i Schalke 04, Kristoffer Ajer i Celtic dhe Mohamed Simakan i Strasburgut mund të rikthehen në modë.