“Milani dëshiron Barrios”, raportojnë nga Kolombia.
Mesfushori i Zenit-it do të ishte një objektiv i Paolo Maldinit: një mesfushor me aftësi shumë të mira fizike por edhe me teknikë sipër mesatares.
Një profil i kompletuar që do t’i bënte shumë punë Stefano Pioli-t, që i ka kërkuar shoqërisë një forcim në atë zonë të fushës.
Siç raporton Calciomercato.it, Zeniti ka kundërshtuar me forcë dhënien e futbollistit.
Wilmar Barrios konsiderohet një titullar i palëvizshëm për klubin rus dhe nuk ka asnjë qëllim ta japë, dhe as të dëgjojë ndonjë ofertë.
Në Kolumbi thuhet se përveç Milanit, është folur për interes edhe nga ana e Neëcastle.
Por me sa duket, nuk ka rrugë për marrëveshje./milanclubalbania.al/