Merkato Milan, objektivi mbetet te Real? – Deklarata e Ancelottit por edhe pasiguria e kontratës…

Milani është ende në kërkim të një zëvendësuesi për Hakan Calhanoglu, ish-numri 10 që u transferua te rivali i Interit në këtë merkato.

Maldini dhe Massara po punojnë për të vlerësuar profile të ndryshme dhe për të gjetur atë më funksional për skuadrën e Stefano Piolit.

Duhet një lojtar që mund të marrë “çelsat” kuqezi në kabinën e fantazisë por edhe të prodhojë gola e asist.

Shumë emra janë hetuar nga kuqezinjtë, dhe deri më sot favorit për të marrë rolin e mesfushorit sulmues është Nikola Vlasic, kroati në fuqi te CSKA Moskë.

Megjithatë, klubi rus po bën një mur të madh me kërkesa të larta ekonomike (30 milionë euro).

Shpresa është që në ditët e fundit të tregut mund të ketë një hapje të rëndësishme të CSKA; lojtari dëshiron Milanin prej kohësh.

Por përveç Vlasic, ditët e fundit, emri i spanjollit Isco gjithashtu eshte permendur: një ëndërr e vërtetë për shumë tifozë të Milanit. Mesfushori sulmues i Real Madridit dukej se ishte një tepricë e madhe, gjithashtu duke pasur parasysh kontratën që skadonte në vitin 2022. Por kthimi i Carlo Ancelotti në stolin e Blancos ndryshoi situatën.

Para ndeshjes debutuese të Real Madridit në Liga (kundër Alaves, përfundoi 1-4 për blancos), Carlo Ancelotti foli gjithashtu për Isco në një konferencë për shtyp. Trajneri bëri sqarim mbi gjendjen e lojtarit dhe mënyrën se si ai punoi në përgatitje për sezonin.

“Ai u shfaq dhe punoi shumë mirë, është gati për të luajtur. Nuk mund të bëj krahasime me vitet e kaluara, sepse nuk isha në këtë stol, por sot Isco mund të konkurrojë me të gjithë për një pozicion titullar”.

Isco, në ndeshjen e mbrëmshme kundër Alaves, zbriti në fushë vetëm në minutën e 88-të. Por ka të ngjarë që Carlo Ancelotti, në fuqinë e deklaratës së tij, të vendosë ta mbajë lojtarin në radhët e tij.

Nyja rreth kontratës së tij mbetet për t’u zgjidhur, duke qenë se skadon në vitin 2022. Hipoteza e rinovimit mbetet e vështirë, për të kuptuar se çfarë dëshiron të bëjë Real Madridi me të.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu